Memorandum mes EC-it dhe Komunës

05.09.2012

Më 5 shtator, në zyret e komunës së Prizrenit, EC Ma Ndryshe nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Z. Ramdan Muja dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë Z. Ian Cliff. Memorandumi precizon zotimet e palëve nënshkruese për realizim sa më efektiv të projektit "Transparenca online e komunës së Prizrenit", që nga muaji shtator e tutje do të zbatohet me ndihmën financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Për të lexuar tekstin e plotë te Memorandumit, kliko. Fotot e këtij organizimi mund t'i gjeni në faqen zyrtare të EC Ma Ndryshe në Facebook, facebook.com/ecmandryshe