Qeveria lokale synon përmirësimin e arkëtimit të hyrave vetanake

13.09.2012

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Prizrenit" gjatë kësaj jave ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar një varg konkluzionesh. Për shkak se këto vendime kanë të bëjnë me interesin publik, EC Ma Ndryshe për hir të rritjes së transparencës së ekzekutivit lokal, tani e tutje do të publikoj njoftimet nga takimet e qeverisë komunale respektivisht vendimet e miratuara. Njoftimin e plotë mund ta lexoni këtu.