Legalizim ilegal i ndërtimeve pa leje

22.10.2012

Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC Ma Ndryshe) dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) nga afër kanë përcjellë procesin e hartimit dhe të miratimit të rregullores për trajtimin e ndërtimeve pa leje nga Kuvendi Komunal i Prizrenit. Konstatimi i përbashkët i këtyre dy organizatave që monitorojnë legjislativin dhe ekzekutivin e komunës së Prizrenit është se procesi ka pasur defekte serioze. Reagimin e plotë mund të lexoni këtu.