MAPL letër komunës pas raportimit të EC-it

19.11.2012

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka dërguar një shkresë ligjore Kryetarit të Komunës dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e ndërtesave kolektive në lagjen Dardania. Pas reagimit të EC Ma Ndryshe në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesës drejtuar MAPL-së për të ndërmarrë veprime ndaj zyrtarëve të komunës së Prizrenit, Ministri i MAPL-së Z. Slobodan Petrovic në letrën e tij dërguar Z. Muja dhe Z. Kryeziu, ndër të tjerash kërkon të informohet "për hapat e ndërmarrë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese". Shkresën e plotë të Ministrit të MAPL-së mund ta lexoni këtu.