Komuna paguan transportin e mësimdhënësve udhëtarë edhe në 2013

21.11.2012

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" këtë javë ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit për shpalljen e tenderit për transportin e 650 mësimdhënësve udhëtarë të Komunës së Prizrenit, të cilët udhëtojnë në relacione të ndryshme brenda territorit të Komunës së Prizrenit, përkatësisht nga Prizreni për në fshatrat e komunës dhe anasjelltas. Vlera e planifikuar nga buxheti i investimeve kapitale nga kjo drejtori, kap shumën prej 160.000 euro, e cila do të përfshijë tërë vitin kalendarik 2013. Sipas arsyetimit të DKA, sigurimi i udhëtimit do të ngrit vijueshmërinë në punë, do të ngrit cilësinë e arsimit, por edhe të suksesit sepse mungesat do të jenë shumë më të vogla se sikur të mos sigurohet udhëtimi i mësimdhënësve. Lexo më shumë