Qeveria komunale synon shtrenjtimin e tatimit në pronë

12.12.2012

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" këtë javë ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar Propozim‐Rregulloren mbi Aplikimin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme në komunën e Prizrenit për vitin 2013 dhe të njëjtën ia ka proceduar për miratim Kuvendit të Komunës. Propozim‐Rregullorja për vitin 2013 parasheh rritjen e normave tatimore të pronës për të gjitha kategoritë, derisa baza tatimore mbetet e njëjtë në shumicën e kategorive, derisa në disa prej tyre ulet respektivisht shtrenjtohet simbolikisht. Lexo më shumë