Tryeza mbi respektimin e ligjit

13.12.2012

EC Ma Ndryshe sot në Prizren ka organizuar tryezën e diskutimit “Respektimi i ligjit në qeverisjes lokale”. Panelistë të tryezës ishin Z. Ian Cliff, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Z. Ruzhdi Rexha, Nën-kryetar i komunës së Prizrenit, Z. Refki Reshitaj, gazetar i Zërit dhe Znj. Elmedina Baxhaku nga EC Ma Ndryshe. Në pjesën e parë të tryezës, EC Ma Ndryshe ka prezantuar raportin tre-mujor të monitorimit të komunës së Prizrenit, ndërsa kjo është pasuar me paraqitjet e panelistëve dhe diskutimin e hapur. Diskutimi i tryezës u zhvillua rreth temës së respektimit të ligjit në qeverisjen lokale të Prizrenit dhe bashkëpunimin mes aktorëve relevant lokal për arritjen e standardeve të qeverisjes demokratike. Lexo komunikatën për media.