Njoftim nga takimi i kryetarit me drejtorët e komunës

16.01.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" këtë javë ka marrë pjesë në mbledhjen e kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit në mbledhjen e parë të saj të vitit 2013 ka miratuar vendime të shumta, që kryesisht kanë të bëjnë me lejimin e shpalljes së tenderëve për kryerjen e punimeve të ndryshme në objektet arsimore, furnizim me pajisje e shërbime tjera, sikurse edhe kërkesat e caktuara të dikastereve përkatëse.

Lexo komunikatën për media.