Ekzekutivi i Prizrenit ndan bursa për studentët e Universiteteve Publike

30.01.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" këtë javë ka marrë pjesë në mbledhjen e kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar konkluzione të shumta.

Qeveria komunale e Prizrenit në mbledhjen e radhës ka miratuar lejimin e shpalljes së konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin kalendarik 2013. Bazuar në kërkesën e aprovuar të DKASH-së të drejtë për marrjen e bursës do të kenë vetëm studentët e Universiteteve Publike dhe jo ata që studiojnë jashtë apo në universitetet private. DKASH ka paraparë që këtë vit të ndahen vetëm 80 bursa në vlerë prej 40 mijë eurosh, derisa 10 mijë euro parashihet t’u jepet fëmijëve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së. Lexo komunikatën për media.