Propozim vendimi për inspektoratin komunal parasheh dënime me të holla

27.02.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Inspektoratëve lidhur me propozim vendimin për inspektoratin komunal. Në kuadër të propozim vendimit për inspektoratin komunal të Prizrenit janë paraparë masa ndëshkuese. Dispozitat e këtij vendimi të propozuar parashohin dënime në të holla prej 500 deri në 2500 euro ndaj personit juridik për kundërvajtje dhe atë: nëse nuk e zbaton procesverbalin apo aktvendimin e inspektorit komunal, pengon inspektorin gjatë kryerjes së punës ose refuzon që inspektorit t’ia ofrojë shënimet të cilat ai i kërkon. Nëse nuk e lajmëron inspektorin komunal për kryerjen e masave të urdhëruara, me gjobë prej 100 deri 250 euro do të dënohet personi përgjegjës e kështu me radhë. Propozim vendimi i është përcjellë KPF-së dhe KK-së për miratim të mëtejmë. Lexo komunikatën për media.