Qeveria komunale mbështet integrimin e komunitetit RAE

05.04.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Administratës lidhur me lirimin nga taksat administrative për regjistrimin e të gjithë qytetarëve të paregjistruar dhe fëmijëve të lindur jashtë sistemit shëndetësor nga radhët e komuniteteve RAE. Ky lirim do të vlej gjatë muajit prill. Propozimi i miratuar vjen si rezultat i një qarkoreje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që kërkon që muaji prill të jetë muaj i regjistrimit të qytetarëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas, që janë të lindur jashtë sistemit shëndetësor.

Në këtë drejtim është miratuar edhe propozimi i Drejtorisë së Arsimit mbi lejimin e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për Qendrat Mësimore “Jeta e Re” dhe “Terzi Mahalla” për komunitetet RAE, shumë kjo që kap vlerën prej 15 mijë euro. Lexo komunikatën për media.