Degradimi urban dhe Natyror

03.05.2013

EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”, të enjten ka organizuar tryezën e diskutimit “Degradimi natyror dhe ai urbanistik”. Panelist të tryezës ishin z.Ian Cliff, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, z.Ruzhdi Rexha, nënkryetar i komunës së Prizrenit, z.Fisnik Minci, gazetar i Koha Ditore dhe z.Naim Cahanaj, koordinator nga KDI.

Në pjesën e parë të tryezës, EC Ma Ndryshe ka prezentuar raportin katër mujor të monitorimit të komunës së Prizrenit, duke pasuar me paraqitjen e panelistëve  dhe diskutimin e hapur. Diskutimi i temës u zhvillua rreth  degradimit natyror dhe atij urbanistik në komunën e Prizrenit.

Sipas raportit të prezentuar nga znj. Elmedina Baxhaku, monitoruese e EC Ma Ndryshe, të gjeturat kryesore të monitorimit gjatë periudhës dhjetor 2012- prill 2013 tregojnë se:  Komuna ritenderon projektin që është nën hetime nga prokuroria; Kampingu në Prevallë është jasht PRrU-së, me afat të skaduar dhe defekte të shumta; Komuna e Prizrenit ka mbyllur vitin 2012 me fatura të papaguara në vlerë prej 933 mijë euro; Qeveria locale të gjej zgjidhje të qëndrueshme të problemit të ndriçimit  publik; Kujdesi parësor shëndetësor I Prizrenit me shumë mangësi në organzimin e kujdestarive.

Në bazë të të gjeturave EC Ma Ndryshe rekomandon:
-Anulimi i ri-tenderimit të projektit për rregullimin e infrastrukturës në Prevallë
-Zbatimi i përpiktë i Planit Rregullativ për Prevallën dhe ndëshkimi i shkelësve
-Borxhet e vitit 2012 në vlerë prej 933 mijë eurosh të paguhen në afatin sa më të shkurtër kohor
-Komuna e Prizrenit të gjej zgjidhje të qëndrueshme për problemin e ndriçimit publik , dhe
-Kujdestaritë në Kujdesin Shëndetësor të paguhen me rregull.

Në prezantimet e tyre panelistët reflektuan rreth temës së tryezës, duke i kontribuar debatit rreth çështjeve të shumta me rëndësi nga të pranishmit.

Ambasadori i Britanisë së Bashkuar z. Ian Cliff, ka vlerësuar pozitivisht ngritjen e çështjes së degradimit  urbanistik në Prevallë dhe në qytet nga shoqëria civile e që ka nxitë komunën që të bëjë vlerësimet mbi gjendjen e krijuar atje, duke e cituar si shumë të rëndësishëm projektin e EC Ma ndryshe, njëherësh zbatimin në përpikmëri të të gjitha rekomandimeve të shoqerisë civile.

Nënkryetari i komunës  z.Ruzhdi Rexha, ka kërkuar nga shoqëria civile të jetë më parimore  në adresim të metavë të pushtetit lokal, edhe pse u pajtua me një pjesë të konstatimeve të raportit, duke premtuar që për gjitha cështjet e ngritura do ta informojë kryetarin, gjithashtu kërkesën për ngritjen e transparencës në komunë.

Gazetari nga Koha Ditore, z.Fisnik Minci tha se qytetarit, duhet t’i krijohet hapësira që të kërkoj llogari nga vendimmarrësit lokal, për ta bërë këtë atij i duhen informatat në kohë reale mbi vendimet e ekzekutivit dhe legjislativit komunal, sikurse edhe të dhënat se si qeveria komunale i shpenzon paratë publike.

Ndërsa përfaqësuesi nga KDI, z.Naim Cahanaj ka thënë se ndalja e degradimit dhe transparenca nuk kanë qenë prioritet i qeverisë komunale, duke vlerësuar pushtetin lokal si të pafuqishëm në parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Projekti \"Transparenca online e komunës së Prizrenit\" në periudhën mars – gusht 2012 u mbështet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, ndërsa nga shtatori 2012 përkrahet falë mbështetjes së Abasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.