Memorandum mes EC-it dhe Komunës së Mamushës

13.05.2013

Më 13 maj, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mamushës, EC Ma Ndryshe nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës, Arif Butuc, për monitorimin e ekzekutivit lokal në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Mamushës”. 

Memorandumi i Mirëkuptimi precizon zotimet e palëve nënshkruese për realizim sa më efektiv të projektit \"Transparenca online e Komunës së Mamushës\", që nga muaji maj do të zbatohet me ndihmën financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Duke filluar nga muaji maj, EC Ma Ndryshe do të monitorojë punën e organeve komunale në Mamushë, me fokus të veçantë në degën e ekzekutivit (Kryetari i Komunës dhe drejtorët).