Ekzekutivi i Mamushës pajtohet për blerjen e një aparati të Ultrazërit

16.05.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Mamushës" ka marrë pjesë në mbledhjen e kryetarit të komunës, Arif Butuc me drejtorët komunal, ku janë miratuar një varg konkluzionesh. Për shkak se këto vendime kanë të bëjnë me interesin publik, EC Ma Ndryshe për hir të rritjes së transparencës së ekzekutivit lokal, tani e tutje do t’i publikoj vendimet e marra nga qeveria komunale e Mamushës.

Ekzekutivi i komunës së Mamushës në takimin e fundit ka miratuar propozimin e Drejtorisë për Shëndetësi për blerjen e një aparati të Ultrazërit, që do t’i shërbej pacientëve të komunës në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Po ashtu qeveria lokale ka miratuar konkluzionin në lidhje me pagesën e dy mjekëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, të një mjeku internist dhe një pediatri, që veprimtarinë e ushtrojnë në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Qeveria komunale është pajtuar edhe me propozimin e Drejtorisë për Shërbime Publike për riparimin e ndriçimit publik në qytet sikurse edhe iniciativën e kësaj drejtorie për pastrimin e Parkut. Lexo komunikatën për media.