Komuna e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtimet e larta

29.05.2013

Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë javëve të kaluara ka shqyrtuar çështjen e tejkalimeve në ndërtimet e larta.

Hulumtimi i “EC Ma Ndryshe” ka nxjerrë në pah faktin se qeveria komunale respektivisht Drejtoria e Inspektorateve është e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtesat e reja të banimit kolektiv. Rrjedhimisht tejkalimet drastike të lejeve urbanistike në ndërtimet e larta janë bërë dukuri kronike në qytetin e Prizrenit.

Konkretisht bëhet fjalë për objektin afarist-banesor në vendin e quajtur “Atmejdan” në rrugën “Tirana”, p.n., ku investitori përkundër shumë vërejtjeve të Drejtorisë së Inspektorateve ka vazhduar ndërtimin shtesë, ani pse para organeve komunale është zotuar se do t’i ndërpresë ato. Lexo komunikatën për media.