Komuna merr vendim për rekrutimin e 20 nëpunësve të përkohshëm

19.06.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" gjatë kësaj jave ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Ekzekutivi lokal me kërkesën e Drejtorisë së Administratës ka nxjerrë konkluzionin për lejimin e rekrutimit të njëzet nëpunësve për kryerje të shërbimeve të veçanta në Komunën e Prizrenit, për kohë të caktuar, pas kërkesës së disa drejtorive, për mungesë të kapaciteteve njerëzore pë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në punë. Vendimi është marrë duke pasur parasysh sezonin e verës dhe fluksin e qytetarëve, me ç’rast qeveria lokale ka arsyetuar se iniciativa në fjalë do të mundësonte ofrimin e shërbimeve pa vonesa, por edhe plotësimin e obligimit ligjor për aprovimin e pushimeve vjetore të punonjësve të përhershëm. Paga mujore për nëpunësit sezonal do të kap vlerën prej 150 euro bruto.

Më kërkesë të Shoqatës së Bashkësisë Hebraike të Kosovës, në Sektorin për Çështje Pronësore Juridike pranë Drejtorisë së Administratës, Bordi ka marrë konkluzionin për dhënien me qira të dy zyrave për nevojat e shoqatës në fjalë, në Ndërtesën e ish-Mbrojtjes Popullore. Lexo komunikatën për media.