Qeveria lokale rregullon infrastrukturën rrugore me participim

03.07.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Prizrenit" ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës Ramadan Muja me drejtorët komunal, në të cilin janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka nxjerrë konkluzionin për lejimin e shpalljes së tenderëve në lidhje me ndërtimin e rrugëve me elemente betoni dhe ndërtimin e kanalizimeve të gjitha me sistem të participimit për krijimin e një infrastrukture më të përshtatshme për punë dhe jetë për banorët e disa prej lagjeve të qytetit dhe fshatrave të komunës.

Ekzekutivi lokal ka lejuar mjetet për ndërtimin e kanalizimit në rrugën “Raguza”,“Hajdar Shala” dhe “Skender Latifi” në Prizren, ndërtimin e rrugës në fshatin Nashec-Lagjja Gutaj, ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Jabllanicë, ndërtimin e rrugës “Salajdin Berisha 3,4”, rruga “Beamir Memaj”, ”Emin Abazi- 1”,”Elbasani-1”, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit si dhe rrugët lokale në fshatrat “Gjonaj dhe Kushnin-Has”. Lexo komunikatën për media.