Komuna e Prizrenit ndanë 40 mijë euro për transportin e nxënësve udhëtarë

13.08.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" gjatë kësaj jave ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Ekzekutivi lokal me kërkesën e Drejtorisë së Arsimit ka nxjerrë konkluzionin për lejimin e shpalljes së tenderit për mbulimin e udhëtimit të nxënësve udhëtarë. Me këtë vendim DKA synon të mbulojë udhëtimin e 25 nxënësve nga SHFMU “Meto Bajraktari” në Reçanë dhe nga fshati Llokvicë gjerë në shkollë dhe anasjelltas, sikurse 7 nxënësve nga Gornje Sello dhe 2 nga fshati Mushnikovë. Po ashtu nga fshati Gorozhupë për në SHFMU “Vëllezërit Frashëri”në Planejë do të përfitojnë gjithsejtë 36 nxënës derisa 26 nxënës do të udhëtojnë nga fshati Tupec dhe Landovicë për në SHFMU “ Zenun Çoçaj” në Gjonaj. Parallogaria e projektit kap shumën prej 40 mijë eurove. Lexo komunikatën për media.