Ekzekutivi lokal mbështet “Ditën e Rinisë 2013”

28.08.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar propozimin e DKRS-së për mbështetje financiare rreth organizimit të manifestimit “Dita e Rinisë 2013”, i cili këtë vit shënohet për herë të dymbëdhjetë si aktivitet gjithëpërfshirës në Sektorin e Rinisë, në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe MKRS-së.

Bartës të projektit do të jenë: Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, Qendra Rinore, Këshilli i nxënësve të shkollave të mesme dhe OJQ-të rinore. Aktivitetet do të përfshijnë: Përurime të objekteve rinore, Konferencë, Gara sportive, Ekspozitë, kampanjë informuese rreth punës së akterëve rinor, aksion për dhurim vullnetar të gjakut si dhe në përmbyllje koncertin në sheshin Shadërvan. E gjithë nisma do të përkrahet dhe mbulohet nga komuna në shumë prej 2,500 euro. Lexo komunikatën për media.