Ish-çerdhja e fëmijëve i jepet me qira SHBZ “Esnaf”

11.09.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca Online e Komunës së Prizrenit" ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës Ramadan Muja me drejtorët komunal, në të cilin janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit ka miratuar kërkesën e Shoqatës së Biznesmenëve dhe Zejtarëve të Prizrenit “Esnaf” drejtuar Sektorit për Pronë pranë Drejtorisë së Administratës për dhënie me qira të objektit të ish-çerdhes së fëmijëve afër SH.F. “Mustafa Bakiu”, në afat të shfrytëzimit deri më 31.12.2014 me mundësi vazhdimi. Qiraja mujore për këtë shoqatë do të përfshijë obligimin prej 1 euro në muaj.

Në këtë mbledhje ekzekutivi lokal ka miratuar njëzëri kërkesën e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në lidhje me shpalljen e tenderit për shumëzimin e 1000 CD-ve të filmit promocional “Mirë se vini në Prizren” dhe të spoteve televizive për promovimin e turizmit. Lexo komunikatën për media.