Bëhet betimi i kryetarit të ri dhe asamblistëve të komunës në Prizren

24.12.2013

Sot më 24 dhjetor 2013, në Shtëpinë e Bardhë, me fillim nga ora 10:00, u mbajt mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Në këtë seancë, Ramdan Muja ka dhënë betimin si kryetar i zgjedhur i Prizrenit para këshilltarëve të Asamblesë Komunale.

Në seancën inauguruese të përbërjes së re të vendimmarrjes komunale dhanë betimin edhe anëtarët e rinj të asamblesë komunale, të cilët kanë nënshkruar deklaratën solemne për marrjen e detyrës.

Kuvendi i ri Komunal i Prizrenit do të përbëhet prej 41 kuvendarëve që vijnë nga 14 subjekte politike.