Komuna e Prizrenit publikon rezultatet e hulumtimit

30.01.2014

Pas publikimit të komunikatës së EC Ma Ndryshe, ku është kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të bëhen publike të dhënat e hulumtimit të kontraktuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në Prizren të titulluar “Përmirësimi i shërbimeve komunale, përgjegjshmërisë dhe zhvillimi i ekonomisë lokale” kanë reaguar zyrtarët komunalë dhe e kanë publikuar atë në ueb faqen zyrtare të Komunës.

Të interesuarit për të gjeturat e raportit mund ta lexojnë atë në këtë link: http://kk.rks-gov.net/prizren/getattachment/8109c0ea-152d-4b65-bd94-2a688e1615c7/Raport-nga-projekti---Sherbimet-e-veqanta-ne-kuade.aspx