SHOQËRIA CIVILE DHE DEMOKRACIA LOKALE “ Fyti i tharë dhe Veshi i shurdhër”

06.03.2014

EC Ma Ndryshe sot në Prizren organizoi konferencën “Shoqëria civile dhe demokracia lokale: Fyti i tharë dhe veshi i shurdhër”. Konferenca u mbajt në kuadër të projektit “Transparenca Online e komunave të Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës”, ndërsa punimet u zhvilluan në dy panele: “Roli i OJQ-ve monitoruese në demokracinë lokale në Kosovë” dhe “Gatishmëria e komunave për të reflektuar mbi rekomandimet e OJQ-ve”. Panelistë të konferencës ishin aktivistë të shoqërisë civile nga shumë komuna të Kosovës, si dhe zyrtarë të qeverisë qendrore dhe lokale.