Debat i hapur me studentë të UPZ "Ukshin Hoti", 13.06.2014

16.06.2014

Forumi Transparenca sot më 13.06.2014 në Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti” mbajti debat me studentë me temën “Qeverisja Demokratike dhe Pjesëmarrja e Rinisë në Vendimmarrje”. Në këtë debat u trajtuan tematikat që lidhen me qeverisjen demokratike dhe pjesmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, përfshirjen e të rinjve në hartimin e politikave publike sikurse për qeverisjen transparente ashtu dhe llogaridhënjen.

Në pjesën e parë të debatit, përfaqësuesit nga Forumi Transparenca, Elmedina Baxhaku dhe Leotrim Gërmizaj, shtruan qështjen e mungesës së transparencës dhe pjesëmarrjes së rinisë në vendimmarrje në nivel lokal duke pasuar me një prezentim të përvojës së punës me të rinjë nga Laura Lutfiu, përfaqësuese nga EC Ma Ndryshe.

Gjatë debatit, studentët adresuan komente dhe pyetje rreth temave të diskutimit për panelistët, interesimin mbi punën e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren në lidhje me sfidat e Forumit Transprenca, gjithashtu edhe brengën e tyre për nivelin e ulët të rinisë në hartimin e politikave publike komunale.