Kryetari Muja tani duhet të suspendoj edhe drejtorin e Arsimit
Më datën 11 dhjetor 2014, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka parashtruar në Gjykatën Themelore aktakuzën ndaj drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se nga viti 2008 deri në vitin 2012 gjatë organizimit të manifestimit Java e Remzi Ademaj ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit dhe se në këtë mënyrë ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, personalisht dhe në bashkëpunim me dy mësimdhënës tjerë.
Që prej kësaj date kanë kaluar më shumë se një javë dhe kryetari i Komunës së Prizrenit nuk e ka ndërmarrë asnjë veprim disiplinor ndaj këshilltarit të tij, të cilit madje në këtë periudhë i ka dhënë rastin që të prezantoj raportin e punës njëvjeçare të Drejtorisë së Arsimit në tubimin publik me qytetarët e komunës së Prizrenit. Lexo komunikatën për media.