Vendosja e pistonave elektronikë në hyrjet për Shatërvan24
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, ka mbajtur debatin e parë publik me qytetarë rreth projektit për vendosjen e pistonave (barrierave) elektronike në hyrjet për Shatërvan. Kjo drejtori ka paraparë vendosjen e pistonave elektronike në tri vendkalime rrugore për hyrje të automjeteve në Shatërvan, nga dy pistonë për secilin vendkalim rrugor.
DUPH do të mbajë edhe një debat publik gjatë muajit dhjetor.Qytetarët që nuk kanë mundësi të jenë pjesëmarrës në debatin e dytë publik dhe dëshirojnë të japin komentet e tyre për këtë projekt, mund ta shkarkojnë atë online dhe të japin komentet e tyre rreth këtij projekti.
Shkarko projektin dhe jep propozimet tua duke komentuar në rubrikën "Koment"
Shkarko