Komunikatat

Për 7 muaj, evidentohen 8 shkelje ligjore nga Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës04.10.2016Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës në shtatë muajt e vitit 2016 në tetë raste kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjatë periudhës kohore janar-korrik 2016, në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) del se në KK-në e Prishtinës janë konstatuar tri shkelje ligjore, derisa në ata të Gjakovës dhe Ferizajt nga dy, në KK-në e Prizrenit një shkelje ligjore, dhe në anën tjetër në Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë të jugut nuk janë evidentuar shkelje ligjore.Shkarko
Komunat në 2015-n me obligime të papaguara dhe me më pak të hyra nga tatimi në prone26.07.2016EC Ma Ndryshe ka publikuar infografika me disa të dhëna rreth performansës buxhetore të Komunave që i monitoron.Shkarko
Komunat e Kosovës më pak të hyra nga tatimi në pronë në 3 mujorin e parë07.07.2016Raporti tremujor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës i hartuar nga Ministria e Financave tregon se në komunat e Kosovës ka pasur rënie të arkëtimit të tatimit në pronë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Shkarko
Institucionet shtetërore ndërtojnë pa leje në qendër të Prizrenit10.05.2016Punët ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit vazhdojnë që të realizohen pa lejen e autoriteteve komunale dhe pa pëlqimet e organeve përgjegjëse për trashëgiminë kulturore në këtë zonë të mbrojtur. Madje shpërfillja e këtyre organeve nuk bëhet vetëm nga investitorë privat, por edhe nga vet institucionet shtetërore.Shkarko
Publikohet Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale25.04.2016EC Ma Ndryshe ka publikuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, në kuadër të cilit janë pasqyruar rezultatet për 13 grupe indikatorësh relevantë që tregojnë nivelin e transparencës gjatë vitit 2015 në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës.Shkarko
Mungesa e koordinimit institucional po e stimulon degradimin07.03.2016Institucionet përgjegjëse për ruajtjen e vlerave të Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk e kanë krijuar një sistem të duhur të koordinimit ndërmjet tyre, ndërkohë që edhe organet e drejtësisë ende nuk po aplikojnë sanksione për shkeljet në këtë zonë të veçantë.Shkarko
Gjyqësori të vendosë drejtësinë në rastin Muja brenda afatit të arsyeshëm kohor19.01.2016Forumi Transparenca përmes këtij reagimi publik i bën thirrje gjyqësorit në Kosovë, që t’imerr parasysh dispozitat e Kushtetutës përkatësisht Konventave ndërkombëtare për tëdrejtat e njeriut lidhur me jetësimin e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm kohor në rastin ekryetarit të Komunës së Prizrenit dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij.Shkarko
Info Qendrat Turistike të mbyllura për turistët15.01.2016Komuna e Prizrenit në dokumentet e saja strategjike ka përcaktuar turizmin si njërën prej degëve më të rëndësishme ekonomike. Por veprimet për ta vënë turizmin në funksion të zhvillimit ekonomik deri më tani kanë qenë të mangëta. Dëshmia e fundit për këtë është dështimi disa mujor për aktivizimin e Info Qendrave Turistike.Shkarko
Komunat e Kosovës nuk i kanë përmirësuar kushtet e jetesës për PNV-të29.12.2015Katër komunat e mëdha të Kosovës, Prishtina, Prizreni, Peja dhe Gjilani, përfshirë këtu dhe nivelin qendror të qeverisjes sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) me veprimet që kanë ndërmarrë nuk kanë qenë efikase dhe efektive për përmirësimin e kushteve të jetesës së Personave me Nevoja të Veçanta përkatësisht Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike (PAFK).Shkarko
Komunat duhet të shtojnë kontrollin mbi shpenzimet e reprezentacionit dhe të derivateve13.10.2015Komunat e Kosovës nuk kanë politika të shkruara për shpenzimet e reprezentacionit e as kontrolle të mjaftueshme për shpenzimin e derivateve. Sipas një dokumenti të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) (qasja në linkun: http://oag-rks.org/repository/docs/Treguesit_e_performances_se_komunave_2014_Shqip_938871.pdf), as komunat e mëdha nuk përbëjnë përjashtim në këtë drejtim. Kësisoj pjesa dërmuese e tyre figurojnë në listën e shpenzuesve ‘luksozë’, bazuar në pasqyrat financiare të vitit 2014.Shkarko
Për 9 muaj evidentohen 6 shkelje ligjore nga Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës21.10.2015Kuvendet e Komunave të mëdha të Kosovës në nëntë muajt e parë të këtij viti në raste tëcaktuara kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Gjatë kësaj periudhe kohore, në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal del se në KK-në e Gjakovës janë evidentuar dy shkelje ligjore, derisa në ata të Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit janë gjetur nga një shkelje ligjore, ndërkohë që në KK-në e Pejës dhe atë të Mitrovicës jugore nuk është identifikuar asnjë shkelje.Shkarko
Raporti i Progresit konfirmon nevojën për rritjen e transparencës në Komunat e Kosovës12.11.2015Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2015 ka vënë në pah edhe njëherë nevojën që pushteti i nivelit lokal të rris transparencën në vendimmarrje, gjë që përputhet edhe me thirrjet e vazhdueshme të shoqërisë civile në Kosovë. Një tjetër çështje që përmendet nëRaport, e ku po ashtu mund të tërhiqen paralelet me Komunat e Kosovës, ka të bëjë me pamjaftueshmërinë e transparencës buxhetore.Shkarko
Në Kuvendet e Komunave fqinje të Prizrenit evidentohen 3 shkelje ligjore nga MAPL25.11.2015Kuvendet e Komunave fqinje të Prizrenit gjatë këtij viti në raste të caktuara kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal del se në KK-në e Suharekës, atë të Malishevës dhe të Rahovecit janë evidentuar nga një shkelje ligjore, derisa në ata të Mamushës, Dragashit e Shtërpcës nuk janë identifikuar raste të këtilla.Shkarko
Komunat e mëdha të Kosovës me më pak të hyra nga tatimi në pronë16.12.2015Raporti nëntëmujor financiar për buxhetin e Republikës së Kosovës i hartuar nga Ministria e Financave nxjerrë në pah faktin se pothuajse në të gjitha komunat e mëdha të vendit ka pasur rënie të arkëtimit të tatimit në pronë. Përjashtim në këtë mes bën vetëm Komuna e Prizrenit që ka arritur të grumbulloj më shumë të hyra të tatimit në pronë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Shkarko
Komunat fqinje të Prizrenit duhet të rrisin transparencën financiare29.09.2015Komunat fqinje të Prizrenit përballen ende me sfida sa i përket transparencës financiare në raport me publikun. Komunat e Rahovecit, Suharekës, Dragashit, Mamushës, Shtërpcës dhe Malishevës, duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për t’i ofruar publikut pasqyrat mbi realizimin dhe shpenzimin e mjeteve nga buxheti komunal.Shkarko
Organet komunale të Ferizajt shkelin parimet e transparencës23.09.2015Takimi i radhës i Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe seanca e Kuvendit të Komunës të Ferizajt gjatë kësaj jave janë thirrur në kundërshtim me dispozitat ligjore, të cilat i obligojnë organet komunale që të jenë transparente në raport me publikun.Shkarko
Rekrutimi i paharmonizuar i drejtorëve të shkollave në Komunat e Kosovës15.09.2015Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave i shpallur nga Zyra e Personelit tëKomunës së Prizrenit, që është kontestuar nga Inspektorati i Arsimit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka vënë në pah mungesën e harmonizimit të legjislacionit dhe procedurave në nivel vendi për rekrutimin e drejtuesve të shkollave fillore dhe të mesme.Shkarko
Institucionet pa asnjë veprim ligjor tri javë pas rrënimit të Hanit dhe Shtëpisë së familjes Mullafazliu 29.08.2015Tri javë pas rrënimit të Hanit dhe Shtëpisë së familjes Mullafazliu në Prizren - të cilat në Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, te shtojca mbi monumentet kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit figurojnë te objektet e banimit me numër rendor 13 – organet e ndjekjes ende nuk kanë iniciuar ndonjë procedurë hetimore, derisa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paralajmëruar se do të nis procedurat në përputhje me ligjin gjatë ditëve në vijim. Në anën tjetër Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Inspektorateve dhe ajo e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor kanë dhënë përgjigje kontradiktore sa i përket ekzistimin apo jo të lejes për rrënim.Shkarko
Komunat e mëdha me sfida të shumta në qeverisje 22.07.2015Në kuadër të projektit “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale”, EC Ma Ndryshe ka shqyrtuar të gjeturat e Raporteve të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunave Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan të vitit 2014.Shkarko
KOMUNA E PRIZRENIT ME DEFEKTE NË ZBATIMIN E LIGJIT PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE13.07.2015OJQ EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” ka shqyrtuar efikasitetin e Komunës së Prizrenit në lejimin e qasjes në dokumente publike në përputhje me Ligjin përkatës
Statistikat e kërkesave të EC-it, vonesat
Shkarko
Të zgjedhurit dhe të emëruarit në Mamushë të heqin dorë nga gjuha joparlamentare02.03.2015Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës online të Komunës së Mamushës, EC Ma Ndryshe ka përcjellë seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Mamushës.Shkarko
Parkingjet publike në Prishtinë vazhdojnë të mbesin problem për qytetin18.02.2015Në kuadër të projektit “Online Transparency”, EC Ma Ndryshe gjatë disa muajve ka ndjekur zhvillimet rreth projektit të shumë përfolur të parkingjeve publike, për fillimin e projektimit të së cilave, dhe me qëllim të zgjidhjes së ngarkesës së komunikacionit në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës e kishte informuar opinionin qysh në gusht të vitit të kaluar. Asokohe, komuna angazhoi ekspertë nga departamenti i komunikacionit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për të bërë inventarizimin e parkingjeve ekzistuese publike e private në zonën qendër të qytetit. Me menaxhimin e këtyre vendparkingjeve pritet të merret kompania publike “Prishtina Parking”, për themelimin e së cilës ishte votuar në Mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës, të mbajtur më 29 shtator 2014.Shkarko
Komuna e Prizrenit ka mbyllur 2014-n me fatura të papaguara në vlerë 2.2 milionë euro16.02.2015Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, ECMa Ndryshe gjatë muajit shkurt ka analizuar Raportin vjetor financiar të Komunës së Prizrenit,për periudhën janar-dhjetor 2014.Shkarko
Mësimdhënësit udhëtarë po përballen me vështirësi gjatë transportit12.02.2015Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe në muajin shkurt ka hulumtuar çështjen e transportit të mësimdhënësve udhëtarë në Komunën e Prizrenit.Shkarko
Komuna e Mamushës rrezikon qëndrueshmërinë e vet financiare09.02.2015Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës online të ekzekutivit komunal tëMamushës, EC Ma Ndryshe ka analizuar përmbajtjen e Raportit Vjetor Financiar për vitin 2014.Shkarko
Komuna e Prizrenit thellon performansën e dobët buxhetore15.01.2015Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës online të ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit janar ka analizuar Raportin e Punës së Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, për periudhën janar – 10 dhjetor 2014.Shkarko
Përmbledhje 2014 e monitorimit të urbanizmit të Prishtinës: Vit i nismave të mira të mbetura në tentativë29.12.2014Në mars të këtij viti, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Komuna e Prishtinës dhe OJQ EC Ma Ndryshe zyrtarizuan bashkëpunimin me nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit, përmes të cilit, mes tjerash u zotuan që të jenë partnerë strategjik në zbatimin e projektit “Transparenca Online e komunës së Prishtinës”, duke vepruar në transparencë të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë të ndërsjelltë.Shkarko
Harta e kaosit urban në lagjet Tophane dhe Dardania në Prishtinë18.12.2014EC Ma Ndryshe sot ka publikuar dëshmitë shtesë të kaosit urban në qytetin e Prishtinës, përmes dokumentimit të parregullsive në lagjet Tophane dhe Dardania. Për t’u vënë në pah parregullësitë urbane është përdorur një metodologji hartëzimi për skanimin e ndërtimeve në terren, dhe identifikimin e regjistrimin e shkeljeve ndërtimore.Shkarko
Kufijtë e padefinuar, problemi kryesor i “Qendrës Historike” të Prishtinës24.11.2014Muajin e kaluar, në kuadër të projektit “Transparenca Online”, EC Ma Ndryshe ka publikuar raportin hulumtues “Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit” në të cilin, mes tjerash, vihen në pah problemet që ndërlidhen me mbrojtjen ligjore të munguar të saj, që paraprihet nga mosdefinimi i qartë i kufijve të saj.Shkarko
Trotuaret e Prishtinës ende të zaptuara03.12.2014Për ta evidentuar shkallën e zaptimit të trotuareve dhe llojet e pengesave në hapësirën e dedikuar për lëvizjen e këmbësorëve në përgjithësi, në kuadër të aktiviteteve brenda projektit “Online Transparency”, në Prishtinë, EC Ma Ndryshe, javët e fundit ka zhvilluar një hulumtim të shkurtër në lidhje me këto probleme me të cilat përballën përditë këmbesorët e Prishtinës.Shkarko
Komuna e Mamushës shkel Ligjin për Buxhet14.11.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe ka hulumtuar çështjen e pagesës së pagave të mësimdhënësve dhe mjekëve të caktuar, por edhe të punonjësve të administratës komunale nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve të buxhetit komunal të Mamushës.Shkarko
Diskutimet publike për planet urbane në Prishtinë duhe t të jenë gjithëpërfshirëse06.11.2014Që nga qershori i këtij viti, Komuna e Prishtinës ka filluar me organizimin e diskutimeve publike për hartimin/revidimin e planeve rregulluese të lagjeve të Prishtinës. Deri më tani janë organizuar disa diskutime të tilla publike. EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Online Transparency”, ka marrë pjesë në disa prej këtyre diskutimeve publike në cilësinë e organizatës monitoruese.Shkarko
Projektet kapitale me planifikim të dobët po e dëmtojnë buxhetin komunal09.10.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit lokal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit shtator ka hulumtuar disa projekte kapitale të financuara nga mjetet e buxhetit komunal.Shkarko
Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit03.10.2014Në kuadër të Projektit 'Transparenca Online', EC Ma Ndryshe sot ka publikuar raportinhulumtues mbi Qendrën Historike të Prishtinës, që ka për qëllim vetëdijësimin e komunitetit tëgjerë për shkallën e degradimit të saj, nxjerrjen në pah të aktiviteteve të dëmshme në të dhengritjen e shqetësimit për të ardhmen e saj. Duke analizuar zhvillimet e fundit në këtë zonë,rëndësinë historike, vlerat e trashëgimisë arkitekturale që ndërthuren brenda kufijve jo tëdefinuar të saj, duke i vënë në pah trajtimet e gabuara të qendrës historike në përgjithësi dhemonumenteve të caktuara në veçanti në dy dekadat e fundit, raporti tenton të ndriçojërealitetin dhe situatën emergjente në të cilën gjendet kjo pjesë e qytetit të Prishtinës, si dhe bënthirrjen e fundit për intervenim dhe mbrojtjen e saj.Shkarko
Problemet rreth punimeve në Hamamin e Madh të Prishtinës nuk kanë të ndalur25.09.2014Në kuadër të projektit “Online Transparency”, EC Ma Ndryshe gjatë muajve qershor- shtator ka filluar një hulumtim rreth punëve konservuese dhe restauruese në ndërtesat e trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Pas konstatimit të problemeve të shumta që po i përcjellin Xhaminë e Çarshisë dhe atë të Jashar Pashës, hulumtimi vazhdon me punët konservuese në Hamamin e Madh të Prishtinës.Shkarko
Mungesa e ujit të pijes privim i të drejtave njerëzore23.09.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka pranuar ankesa nga qytetarët të bashkësive të ndryshme lokale që kanë ngritur shqetësimin në lidhje me furnizimin me ujë të pijes.Shkarko
Komuna e Mamushës me ngecje në transparencën buxhetore19.09.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe gjatë javëve të fundit ka përcjellë zbatimin e kërkesave ligjore të konsultimit me publikun gjatë procesit të hartimit të buxhetit.Shkarko
Xhamia e Jashar Pashës në Prishtinë prej tri vitesh pret restaurimin22.08.2014Në kuadër të projektit “Transparency Online”, EC Ma Ndryshe, nga muaji qershor, ka filluar hulumtimet rreth punëve konservuese dhe restauruese në objektet e trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Pas konstatimit të vonesave në aktivitetet restauruese të Xhamisë së Çarshisë, hulumtimi i ardhshëm ka për objektiv Xhaminë e Jashar Pashës.Shkarko
Komuna e Prizrenit lë në harresë Konferencën e vet për UNESCO05.08.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajve të fundit ka hulumtuar çështjen e implementimit të rekomandimeve të dala nga Konferenca dy ditore “Prizreni dhe UNESCO – Alternativat e Përfshirjes”, të organizuar nga Komuna e Prizrenit më 16 dhe 17 maj të vitit 2013 në Prizren.
RAPORT I SHKURTER MBI ZHVILLIMET E KONFERENCES
Shkarko
Menaxhimi i parasë publike element thelbësor për qeverisje të përgjegjshme03.08.2014EC Ma Ndryshe sot në Prizren ka organizuar tryezën e diskutimit “Paraja publike si ‘paret e babës’”. Panelistë të tryezës ishin Lulzim Kabashi, nënkryetar i komunës së Prizrenit, Zenel Ahmetaj, koordinator në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave, Qerkin Morina, përfaqësues nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, dhe Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës.Shkarko
Komuna e Mamushës nuk po i zbaton rekomandimet e Auditorit22.07.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe gjatë muajit korrik ka shqyrtuar të gjeturat e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Mamushës në vitin 2013 (linku: http://oag- rks.org/repository/docs/3__Report_Mamushe_13_ALB_FINISHED_READY_FOR_PRINT_876199. pdf) me një vështrim retrospektiv edhe në raportet e viteve 2012, 2011, 2010 dhe 2009.Shkarko
As këtë vit nuk përfundon restaurimi i Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë21.07.2014Në kuadër të projektit “Transparency Online”, EC Ma Ndryshe gjatë muajve qershor-korrik kafilluar një hulumtim rreth punëve konservuese dhe restauruese në objektet e trashëgimisëkulturore në Prishtinë. Fillimisht në fokus të këtij hulumtimi është Xhamia e Çarshisë.Shkarko
Rajoni i burimit të Lumëbardhit rrezikohet nga Komuna e Prizrenit02.07.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajve maj-qershor ka hulumtuar çështjen e punimeve infrastrukturore të ndërmarra nga komuna e Prizrenit në zonën e parë të rajonit të burimit të Lumëbardhit, që është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”.
Harta
Shkarko
Trajtimi i ndërtimeve pa leje përbrenda zonave të mbrojtura13.06.2014Ditë më parë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka publikuar draftin e udhëzimit administrativ për Kërkesat Themelore të Shëndetit dhe Sigurisë për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, bazuar në ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, që është në fuqi që nga 5 shkurti i vitit 2014.

Në lidhe me ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje si dhe udhëzimin administrativ të sipër përmendur, shfrytëzojmë rastin të tërhiqnim vëmendjen rreth disa aspekteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë arkitekturale dhe zonat e mbrojtura.

Për të evidentuar këto zona të mbrojtura, bazuar në Ligjin për Trashëgiminë dhe listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohëshme, EC Ma Ndryshe e punoi një hartë, në të cilën paraqiten të gjitha ndërtesat në qytetin e Prishtinës që janë në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohëshme, si dhe perimetri prej 50 metrash që përbën zonat e mbrojtura rreth atyre ndërtimeve. Gjatë përgatitjes së dokumentacionit të trajtimit të ndërtimeve pa leje, u rekomandojmë komunave që në koordinim të plotë me MMPH-në dhe MKRS-në, të hartojnë harta të tilla apo të ngjashme zonale.

Shkarko harten
Shkarko
Hapat e parë në hartëzimin e ndërtimeve pa leje në Prishtinë12.05.2014Si pjesë e projektit “Transparenca online e komunës së Prishtinës”, EC Ma Ndryshe, në muajt e parë të këtij viti, ka hartuar dhe testuar një metodologji për evidentimin dhe hartëzimin e ndërtimeve pa leje. Objektivat kryesorë të kësaj metodologjie ishin skanimi i ndërtimeve në terren, identifikimi dhe regjistrimi i shkeljeve dhe paraqitja e shtrirjes së tyre në mënyrë grafike në hartë. Qëllimi i këtij evidentimi është bërja publike e shkeljeve ndërtimore në qytetin e Prishtinës por edhe rritja e nivelit të transparencës së Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.Shkarko
Përkujtuesi: KOMUNA E PRIZRENIT ME BILANC NEGATIV NË ZBATIMIN E REKOMANDIMEVE08.05.2014Gjatë vitit 2013 dhe në katër muajt e parë të 2014-ës në kuadër të monitorimit të transparencës së Qeverisë Komunale të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka publikuar të gjeturat e hulumtimeve të ndryshme dhe së bashku me to ka ofruar edhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes në dikastere të caktuara. Gjithashtu ka reaguar edhe ndaj çështjeve të ndjeshme duke kërkuar veprim adekuat nga përgjegjësit e komunës së Prizrenit.Shkarko
DUPH nuk lëshon leje por DSHP lejon vendosjen e lojërave29.04.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, ECMa Ndryshe gjatë muajve të kaluar ka adresuar përsëri çështjen e vendosjes së lojërave (LunaParkut) në afërsi të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, pas ankesave që ka pranuar ngabanorët që jetojnë në lagjet përreth.Shkarko
Komuna e Prizrenit me dobësi në performansën buxhetore25.03.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit mars ka analizuar pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit për periudhën janar-dhjetor 2013. Shkarko
"Qendra Historike" e Prishtinës numëron ditët e fundit19.03.2014Rrëfimi për Prishtinën fillon me Zonën Historike të saj. Themeluar që nga shekulli i XIII, të dhënattregojnë se kjo zonë është ndër të vetmet pjesë të strukturës urbane që ka vlera autoktone dhemjedisore të trashëgimisë kulturore. Nga koha kur përmendej si "fshat", e deri në kohën eformësimit të kryeqendrës së ditëve të sotme, Prishtinës i parapriu zhvillimi i koncentruar ibërthamës së qytetit. I shtrirë në mes të dy lumenjëve, qyteti u zhvillua ndër shekuj duke u dalluarpër indin e rrugëve, objektet publike, ato fetare, çarshinë, kullën, hamamet, shtëpitë indivuduale epse jo edhe për lëkurpunuesit, qeleshepunuesit, kazangjinjët, vorbëtarët, cergaxhinjët e të gjithëzejtarët e saj. Ajo që e bën të njihet jo për të mirë është trajtimi i saj politik dhe kulturor ndër shekuj.Në Prishtinë u aplikuan metodologji shkatërruese dhe degraduese, duke filluar nga misioni për tësjellur modernen nën moton "Ta rrënojmë të vjetrën, ta ndërtojmë të renë", e duke vazhduar meshkatërrimet e vazhdueshme të cilat ndodhin paralelisht në kohën të cilën po e jetojmë. Meidentitetin e Prishtinën u eksperimentua dhe po vazhdon të eksperimentohet!Shkarko
Statusi i Planeve Rregulluese Urbane të Komunës së Prishtinës19.03.2014Projekti i monitorimit të transparencës së drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës synon ngritjen e nivelit të transparencës lokale në vendimmarrje përmes monitorimit të ekzekutivit të komunave dhe raportimin për praktikat e vendimmarrjes lokale. Pjesë e projektit do të jetë edhe asistenca teknike për vendosjen e rendit urbanistik në Prishtinë.Shkarko
Qasje me vonesa në Dokumentet Publike të Komunës së Prizrenit 27.02.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit shkurt ka shqyrtuar efikasitetin e administratës komunale në lejimin e qasjes në Dokumente Publike gjatë vitit të kaluar në përputhje me Ligjin përkatës. Statistikat e kërkesave të EC-it, vonesatShkarko
Zvarritja e emërimit të drejtorëve porosi e keqe për qytetarët01.02.2014EC Ma Ndryshe është duke e përcjellë me shqetësim procesin e zvarritjes së emërimit të drejtorëve të komunës së Prizrenit. Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 nga KQZ-ja për kuvende dhe kryetarë të komunave, ekzekutivi i komunës së Prizrenit nuk është konsoliduar ende. Kryetari i komunës së Prizrenit deri më tani nuk ka ofruar arsye kredibile për këtë vonesë, e cila po ndikon në dinamikën e përgjithshme të qeverisjes lokale dhe realizimit të punëve nga ekzekutivi. Kësaj situate i ka paraprirë edhe periudha e fushatës zgjedhore dhe dy raundeve të zgjedhjeve për kryetar komune, që është karakterizuar me dinamikë shumë të ulët të ekzekutimit të punëve nga qeveria lokale.Shkarko
Transparenca përmirëson shërbimet dhe qeverisjen komunale28.01.2014Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit janar ka shqyrtuar çështjen e hulumtimit të kontraktuar nga qeveria lokale për “Përmirësimin e shërbimeve komunale, përgjegjshmërisë dhe zhvillimit të ekonomisë lokale”.Shkarko
Komuna e Mamushës të avancoj mbledhjen e të hyrave vetanake29.12.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe gjatë muajit dhjetor ka shqyrtuar çështjen e arkëtimit të hyrave vetanake të planifikuara për vitin 2013.Shkarko
Komuna e Prizrenit të shtoj aktivitetin për inkasimin e borxheve26.12.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, ECMa Ndryshe gjatë muajit dhjetor ka shqyrtuar çështjen e arkëtimit të hyrave vetanake tëplanifikuara për vitin 2013.Shkarko
Komuna e Mamushës të siguroj vlerë të shtuar për Festivalin e Domates26.11.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe gjatë muajit nëntor ka shqyrtuar çështjen e shpenzimeve të qeverisë komunale në lidhje me organizimin e Festivalit të Domates.Shkarko
Komuna e Prizrenit vazhdon devalvimin e parasë publike15.11.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit tetor ka shqyrtuar çështjen e shpenzimeve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013.Shkarko
Komuna e Prizrenit shkel Ligjin për Qasje në Dokumente Publike03.10.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit shtator ka shqyrtuar çështjen e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike , meqë ka pranuar ankesa se ka shkelje në këtë drejtim.Shkarko
Komuna e Mamushës të zbatoj rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm29.09.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC MaNdryshe gjatë muajit shtator ka shqyrtuar çështjen e të gjeturave në Raportin e Auditimit tëZyrës së Auditorit të Përgjithshëm (mund të gjendet në linkun: http://www.oagrks.org/repository/docs/MAMUSHE_Report_ALB_660338.pdf) mbi pasqyrat financiare tëkomunës së Mamushës për vitin 2012.Shkarko
Komuna e paguan dy herë faturën e servisimit të automjetit të kryetarit 06.09.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka shqyrtuar pagesat për mirëmbajtje dhe riparim të automjetit të kryetarit të komunës, pasi që Raporti i Auditimit për vitin 2012 kishte konstatuar shkelje të procedurave të prokurimit dhe pagesën e dyfishtë të një fature. Shkarko
Qeveria komunale e Prizrenit vit pas viti abuzon me buxhetin lokal19.08.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC MaNdryshe ka shqyrtuar të gjeturat e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës sëPrizrenit në vitin 2012 me një vështrim retrospektiv edhe në raportet e viteve 2011, 2010, 2009dhe 2008.Shkarko
Qendra Sportive, nga viti i ardhshëm të ndaloj vendosjen e lojërave29.07.2013Shqetësimet në lidhje me këtë çështje janë ngritur nga grupet e ndryshme të qytetarëve në kuadër të takimeve që “EC Ma Ndryshe” i ka mbajtur me shtresat e ndryshme të shoqërisë, si pjesë e projektit “Qyteti Gjithpërfshirës – Planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”. Gratë dhe të moshuarit që jetojnë në lagjet afër Qendrës Sportive janë ankuar se vendosja e lojërave ka prishur qetësinë e banorëve që jetojnë në këtë zonë. Ata kanë bërë të ditur se ndotja akustike vazhdon deri në orët e vona të natës dhe se qytetarët privohen nga përdorimi i hapësirës së gjelbër në këtë qendër. Shkarko
Komuna e Mamushës të kontrolloj shpenzimet në pjesën e dytë të vitit26.07.2013Monitoruesit në saje të kërkesës për qasje në dokumentet publike kanë siguruar raportinfinanciar gjashtë mujor të komunës së Mamushës, i cili ofron një pasqyrë të përgjithshme mbi tëhyrat dhe shpenzimet e komunës. Pas nxjerrjes së të dhënave, monitoruesit janë konsultuarpërsëri me zyrtarët e Drejtorisë së Financave, për të konfirmuar vërtetësinë e të dhënave, tëcilat shpalosen më poshtë.Shkarko
Të ndërpritet praktika e grumbullimit të hollave nga nxënësit15.07.2013Gjatë muajve të kaluar EC Ma Ndryshe ka pranuar ankesa individuale nga prindërit e nxënësvenë lidhje me mjetet që kërkohen nga menaxhmentet e shkollave publike të Prizrenit përpagesën e sigurimit fizik, mirëmbajtjes, rregullimit të sanitarive apo pagesa tjera shtesë. Dukeparaqitur shqetësimin për përhapjen e kësaj dukurie, prindërit janë ankuar edhe për mungesë tëtransparencës në menaxhimin dhe shpenzimin e këtyre mjeteve shtesë.Shkarko
Komuna e Mamushës zotohet për përmirësimin e transparencës online 05.07.2013Monitorimi i transparencës online ka nxjerrë në pah mangësitë e theksuara në këtë drejtim. Ueb faqja e komunës si dhe komunikimi me publikun nuk është në nivelin e duhur dhe karakterizohet me mungesë të përcjelljes së informatave bazike për qytetarët. Përditësimi i të dhënave në ueb faqe nuk bëhet në asnjërën prej gjuhëve zyrtare të komunës së Mamushës. Vendimet e qeverisë komunale nuk publikohen online përderisa ka sfida të shumta edhe në zbatimin e praktikave për qasjen në dokumentet zyrtare, ku nuk përfillen në mënyrë strikte standardet e përkufizuara me ligjin përkatës. Shkarko
Projekti “Brezovica” rrezikon shkatërrimin e vlerave të rralla natyrore 01.07.2013Në kuadër të ftesës për raportimin e rasteve të shkeljeve ligjore nga institucionet “EC Ma Ndryshe” ka pranuar njoftimin e një grupi të qytetarëve në lidhje me Projektin respektivisht Master Planin për Brezovicën. Shqetësimi i ngritur ka të bëj me rrezikun që ky Projekt të dëmtoj vlerat natyrore në Parkun Kombëtar “Sharri”. Shkarko
Investimet e komunës në shtëpinë e Shuaip Pashës pa planifikim të definuar15.06.2013Hulumtimi i “EC Ma Ndryshe” ka nxjerrë në pah faktin se qeveria komunale respektivishtDrejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor ka nisur realizimin e projektit pa i sqaruar nëtërësi kontestet pronësore me pronarët legjitim të këtij objekti, ndërkohë që nuk ka pas plan tëqartë as për destinimin përfundimtar të kësaj shtëpie, që dikur ka përfaqësuar vlera të rralla tëarkitekturës urbane të Prizrenit.Shkarko
Emërtimi i shkollës në Mamushë, peng i (mos)komunikimit institucional01.06.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe gjatë muajit maj ka shqyrtuar çështjen e ri-emërtimit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët në këtë komunë.Shkarko
Komuna e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtimet e larta29.05.2013Hulumtimi i “EC Ma Ndryshe” ka nxjerrë në pah faktin se qeveria komunale respektivisht Drejtoria e Inspektorateve është e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtesat e reja të banimit kolektiv. Rrjedhimisht tejkalimet drastike të lejeve urbanistike në ndërtimet e larta janë bërë dukuri kronike në qytetin e Prizrenit.Shkarko
Inspektorati nuk posedon një listë të objekteve për rrënim14.05.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë javëve të kaluara ka shqyrtuar çështjen e ekzekutimit të ndërtimeve pa leje nga Drejtoria e Inspektorateve.Shkarko
Kujdesi Parësor Shëndetësor i Prizrenit me shumë mangësi në organizimin e kujdestarive20.03.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë pjesës së parë të muajit mars ka hulumtuar çështjen e pagesës së kujdestarive në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Prizrenit.Shkarko
Komuna e Prizrenit të gjej zgjidhje të qëndrueshme për problemin e ndriçimit publik08.03.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC MaNdryshe gjatë pjesës së dytë të muajit shkurt ka shqyrtuar angazhimet e qeverisë lokale nëpërmirësimin e shërbimeve komunale.Shkarko
Komuna e Prizrenit ka mbyllur 2012-ën me fatura të papaguara në vlerë prej 933 mijë eurosh20.02.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë muajit shkurt ka shqyrtuar pasqyrat financiare të komunës për periudhën janar-dhjetor 2012.Shkarko
Transparenca në komunën e Prizrenit ende në nivel të ulët08.02.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe në pjesën e dytë të muajit janar ka shqyrtuar aspekte që kanë të bëjnë me transparencën e komunës karshi publikut.Shkarko
Kampingu në Prevallë: Jashtë PRrU-së, me kontratë të skaduar dhe defekte të shumta22.01.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe në pjesën e parë të muajit janar ka vazhduar me shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet aktuale në Prevallë.Shkarko
Komuna ri-tenderon projektin që është nën hetime26.12.2012Gjatë muajit dhjetor EC Ma Ndryshe ka vazhduar me monitorimin e punës së ekzekutivit tëkomunës së Prizrenit. Gjatë kësaj periudhe në fokus të monitorimit ka qenë sektori i urbanizmitrespektivisht zbatimi i projektit për rregullimin e infrastrukturës në Prevallë.Shkarko
Kërkohet respektimi i ligjit në qeverisjen lokale17.12.2012EC Ma Ndryshe sot në Prizren ka organizuar tryezën e diskutimit “Respektimi i ligjit në qeverisjeslokale”. Panelistë të tryezës ishin Z. Ian Cliff, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Z. RuzhdiRexha, Nën-kryetar i komunës së Prizrenit, Z. Refki Reshitaj, gazetar i Zërit dhe Znj. Elmedina Baxhakunga EC Ma Ndryshe. Në pjesën e parë të tryezës, EC Ma Ndryshe ka prezantuar raportin tre-mujor tëmonitorimit të komunës së Prizrenit, ndërsa kjo është pasuar me paraqitjet e panelistëve dhe diskutimine hapur. Diskutimi i tryezës u zhvillua rreth temës së respektimit të ligjit në qeverisjen lokale të Prizrenitdhe bashkëpunimin mes aktorëve relevant lokal për arritjen e standardeve të qeverisjes demokratike.Shkarko
Rregullorja për trajtimin e ndërtimeve pa leje – kopje anti‐ligjore23.11.2012Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, ECMa Ndryshe muajin e kaluar kishte reaguar në lidhje me defektet e hartimit dhe miratimit tëRregullores për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje nga ana e Kuvendit Komunal të Prizrenit.Shkarko
Përkujtues: Qeveria lokale të reflektoj dhe veproj mbi rekomandimet e shoqërisë civile09.11.2012Gjatë dy muajve të kaluar të monitorimit të punës së Qeverisë Komunale të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka publikuar të gjeturat e hulumtimeve të ndryshme dhe bashkë me to ka ofruar edhe disa rekomandime për përmirësimin e gjendjes në sektorë të caktuar. Po ashtu në raste të caktuara ka reaguar ndaj çështjeve të ndjeshme dhe ka kërkuar veprim adekuat nga përgjegjësit e komunës së Prizrenit.Shkarko
Pushteti lokal i Prizrenit sfidon autoritetin e Gjykatës Kushtetuese01.11.2012Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe në pjesën e dytë të shtatorit ka hulumtuar çështjen e zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr. KI 56/09 (http://www.gjkks.org/repository/docs/gjk_56_09_shq.pdf) , që ka të bëj me ndërtimin e banesave kolektive në lagjen “Dardania”.Shkarko
Komuna dhe KK-ja e Prizrenit shpërfillin kërkesën e MAPL-së25.10.2012EC Ma Ndryshe ka siguruar shkresën shpjeguese të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) drejtuar komunave të Kosovës, përmes të cilës sqarohet se kushtëzimi i shërbimeve të komunës ndaj qytetarëve me pagesën e borxheve ndaj Ndërmarrjeve Publike Rajonale e Lokale, nuk kanë bazë ligjore dhe se si të tilla nuk mund të aplikohen.Shkarko
REAGIM - KOMUNA DHE KK-JA E PRIZRENIT SHPËRFILLIN KËRKESËN E MAPL-SË16.10.2012EC Ma Ndryshe ka siguruar shkresën shpjeguese të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) drejtuar komunave të Kosovës, përmes të cilës sqarohet se kushtëzimi i shërbimeve të komunës ndaj qytetarëve me pagesën e borxheve ndaj Ndërmarrjeve Publike Rajonale e Lokale, nuk kanë bazë ligjore dhe se si të tilla nuk mund të aplikohen.Shkarko
Zyrtarët e lartë komunal punojnë edhe në arsim 04.10.2012Monitoruesit e EC Ma Ndryshe gjatë pjesës së dytë të muajit shtator kanë hulumtuar sektorin e arsimit respektivisht sistemimin e zyrtarëve të lartë të ekzekutivit lokal nëpër shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Prizrenit. Shkarko
Të ndalet praktika e investimeve publike në pronat e kontestuara 22.09.2012Në kuadër të monitorimit të punës së ekzekutivit të komunës së Prizrenit, EC Ma Ndryshe brenda muajit shtator është angazhuar edhe në shqyrtimin e investimeve të përbashkëta që realizohen në partneritet ndërmjet qeverisë qendrore dhe asaj lokale. EC Ma Ndryshe gjatë hulumtimeve të bëra ka hasur në një rast, i cili është shqetësues për arsye se paratë publike investohen në një hapësirë, e cila vazhdon të jetë subjekt i kontestit pronësor, tani në shqyrtim në Gjykatën Supreme të Kosovës. Shkarko
Mos respektimi i kritereve të ndërtimit të ndëshkohet nga institucionet 14.09.2012Gjatë muajit shtator ka vazhduar monitorimi i punës se ekzekutivit të komunës së Prizrenit. Gjatë kësaj periudhe në fokus të monitorimit kanë qenë sektori i urbanizmit dhe ai i inspektorateve, respektivisht ndërtimet në Qendrën Historike të Prizrenit. EC Ma Ndryshe shpreh shqetësim me gjendjen e krijuar në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor në Qendrën Historike të Prizrenit, ku ndërtimet vazhdojnë me shpërfillje të lejeve të ndërtimit të dhëna nga DUPH-ja. Shkarko
Përvetësimi dhe devalvimi i parasë publike në Prizren27.08.2012Ndonëse e paralajmëruar disa herë nga EC Ma Ndryshe dhe OJQ-të e tjera që të ketë kujdes me kategoritë e ndjeshme buxhetore, qeveria lokale e Prizrenit edhe gjatë periudhës së parë të vitit fiskal 2012 nuk ka hezituar që në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve të shpenzoj afro 650.000 euro. Kabineti qeverisës i kryetarit të Komunës, në periudhën përkatëse ka shpenzuar mbi 112.000 euro për karburante për vetura, ndërsa për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre janë shpenzuar afro 32.000 euro.Shkarko
Mbi 18.000 euro për udhëtime zyrtare17.08.2012Një dimension mjaft shqetësues i konkluzioneve të kryetarit është mënyra e shpenzimit të parasë publike për udhëtimet e zyrtarëve të komunës së Prizrenit. Brenda shtatë muajve të vitit 2012, nga buxheti i komunës janë shpenzuar mbi 18.000 euro për udhëtime zyrtare. Shkarko
Më në fund – hetime për krimin urbanistik në Prizren EC09.08.2012EC Ma Ndryshe shpreh mirënjohjen e saj për këtë iniciativë të organeve të drejtësisë dhe rendit, e cila po ndodh pas raportimeve të rregullta të organizatës sonë muajve të fundit në lidhje me parregullsitë urbanistike në Prizren.Shkarko
Dëshmitë e degradimit urban të Prizrenit17.07.2012EC Ma Ndryshe edhe gjatë muajit korrik ka vazhduar me monitorimin e punës se ekzekutivit komunal të komunës së Prizrenit. Gjatë kësaj periudhe në fokus të monitorimit ka qenë sektori i urbanizmit dhe ndërtimet në Qendrën Historike të Prizrenit. Vetëm në gjashtë mujorin e vitit 2012 nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Prizren janë lëshuar 62 pëlqime për ndërtim apo ndërhyrje në Qendrën Historike të Prizrenit. Shqetësues mbetet fakti që në një numër të konsiderueshëm ndërtimesh nuk respektohen projektet origjinale dhe leja e punës së lëshuar nga autoritetet komunale. Ky Institut edhe pse nuk e ka për obligim të procedojë kërkesa pranë Drejtorisë së Inspekcioneve, në tri vitet e fundit ka dërguar më se 25 kërkesa për ndërprerjen e punimeve apo edhe rrënimin e tyre për mos respektim të projektit në pajtim me pëlqimin e lëshuar nga Instituti dhe në pajtim me parimet e trashëgimisë kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit. Shkarko
Auditori i Përgjithshëm i konfirmon shqetësimet e shoqërisë civile për qeverisje jo të mirë në komunën e Prizrenit10.07.2012Zyra e Auditorit të Përgjithshëm e Republikës së Kosovës para disa ditësh ka publikuar raportin vjetor 2011 të auditimit për komunën e Prizrenit. Jemi thellësisht të shqetësuar se të gjeturat e këtij raporti dëshmojnë për paaftësinë e komunës së Prizrenit për qeverisje të mirë dhe transparente kur bëhet fjalë për paranë publike. Edhe një herë, raporti i vjetor i auditimit ka nxjerrë në pah shumë aspekte të qeverisjes së keqe, të cilat shoqëria civile është duke i artikuluar tashmë një kohë të gjatë. Shkarko
Deurbanizimi i Qendrës Historike të Prizrenit27.06.2012Edhe gjatë muajit qershor ka vazhduar monitorimi i punës se ekzekutivit të komunës së Prizrenit.
Gjatë kësaj periudhe në fokus të monitorimit kanë qenë sektori i urbanizmit dhe ai i kulturës.
Shkarko
Menaxhim i dobët i buxhetit të shkollave dhe Shërbime jocilësore shëndetësore14.06.2012EC Ma ndryshe edhe gjatë muajit maj ka vazhduar me monitorimin e punës se ekzekutivit komunal të komunës së Prizrenit. Ajo çka vlen të potencohet se gjatë kësaj periudhe nuk janë publikuar në ueb faqe vendimet (konkluzionet) e Kryetarit të Komunës së Prizrenit për muajin Maj 2012; që dëshmon mungesë transparence të ekzekutivit komunal në raport me qytetarët. EC Ma Ndryshe kërkon nga Kryetari i Komunës së Prizrenit që mbledhjet e tij me drejtorët e drejtorive (Bordi) të jenë të hapura për shoqërinë civile dhe mediet me qëllim që të rritet transparenca në marrjen e vendimeve nga ana e ekzekutivit komunal. Shkarko
Kryetari i Komunës së Prizrenit pa Plan të punës05.05.2012EC Ma ndryshe shpreh shqetësimin në lidhje me mungesën Planit të Punës nga ana e Kryetarit të Komunës së Prizrenit. Në kërkesën tonë drejtuar Kryetarit të Komunës për të pasur qasje në Planin Vjetor të Punës për vitin 2012 dhe vendimet e marra që nga fillim viti 2012 dhe mënyra e publikimit të vendimeve të Kryetarit; nga ana e zyrtarëve komunal është marrë përgjigjja se “Raportin e punës së Kryetarit të Komunës dhe vendimet (konkluzionet) e tij mund ta gjeni në ueb e Komunës së Prizrenit”.Shkarko
Komuna e Prizrenit telashe me transparencën e ekzekutivit16.04.2012Duke u bazuar në Ligjin për qasje në dokumente publike dhe Rregulloren komunale për transparencë, organizata jo-qeveritare EC Ma Ndryshe, ka parashtruar një kërkesë në drejtim të Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, Drejtorisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë. Kërkesa si e tillë është parashtruar me datë 02.04.2012 me numër protokolli 01/031-3411; ku edhe është kërkuar nga kabineti i Kryetarit të Komunës që të na mundësojnë qasje në Planin Vjetor të punës së Kryetarit për vitin.Shkarko