Gjilan
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale

Prezantohet analiza “Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim?”

Të hënën më 31 mars është bërë prezantimi i analizës “Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim?”. Ky raport ka shqyrtuar transparencën e komunës së Gjilanit në raport me të rinjtë. Analiza rrjedh nga hulumtimi i dytë i realizuar me këtë kategori të shoqërisë, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja përmes medieve sociale”, që është zbatuar përgjatë dymbëdhjetë muajve të kaluar në Komunën e Gjilanit. 

Të gjeturat e raportit kanë dalë nga anketimet e zhvilluara me të rinjtë e shkollave të mesme dhe universiteteve të Gjilanit. Në këtë anketim kanë marrë pjesë 200 të rinj, që i janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me funksionimin e pushtetit lokal, transparencën dhe përfshirjen e publikut dhe të rinjve në vendimmarrjen komunale, si dhe njohuritë e tyre mbi mekanizmat që janë ndërtuar nga projekti për rritjen e pjesëmarrjes në vendimmarrje përmes medieve sociale.

Gjatë këtij debati u diskutua për krahasimet nga analiza e parë e zhvilluar nëntë muaj më parë ku të pranishmit patën mundësi të shohin përparimet apo stagnimet e bëra. I pranishëm në këtë debat ishte drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, z. Bujar Haziri është shprehur se megjithëse ka vrejtur përparim në disa aspekte, ai megjithatë nuk është mjaft i kënaqur me rezultatet që kanë dalë nga ky raport. Por, ai i ka ftuar të rinjtë dhe qytetarët që pa hezitim të bashkëpunojnë duke i shoshitur idetë dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që të ndërtohet një klimë me e mirë, ku të rinjtë do të kenë mundësi më të mëdha për të zhvilluar aktivitete rinore.

Ndërsa, të pranishmit e tjerë nga ky debat kërkuan që institucionet Komunale të jenë më transparente dhe më të hapura për të komunikuar me qytetarë.

Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim?

Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"