Platforma Culture 2013 (2008 2009)
Forcimi dhe zhvillimi i politikave kulturore të lidhen me procesin e integrimit evropian dhe arritja e pjesëmarrjes së plotë të Kosovës në Programin Kulturor 2007 2013 të DGEC (EU Directorate General for Education and Culture).
Një koalicion i OJQ-ve, një partneritet në mes të ODA-s, Trajnimit Akademik dhe Asistencës Teknike ATTA dhe OJQ-së Emancipimi Civil EC Ma Ndryshe një koalicion i organizatave në një partneritet të ngushtë me Zyrën për Integrime Evropiane të Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të zhvillojnë këtë projekt të strukturuar në mënyrë që të hartohen, nxiten dhe promovohen politika dhe strategji kulturore të një cilësie të lartë dhe të bazuara në fakte për zbatim dhe në këtë mënyrë të ndihmohet qeveria, gjegjësisht Ministria e Kulturës për zbatimin e veprimeve që do të shpijnë në drejtim të përgatitjes së sektorit kulturor të Kosovës për integrimin e tij në familjen madhe kulturore evropiane.
Aktiviteti njëvjeçar i koalicionit në platformën Culture 2013 do të mblidhet, debatohet, promovohet dhe do të publikohet në konferencën vjetore të Culture 2013. Qëllimi i platformës është mbledhja e informacioneve, përvojave dhe i energjive nga i tërë sektori, koordinimi i ngushtë dhe bashkë-menaxhimi me Zyrën e Integrimeve Evropiane të MKRS-së në përpjekje për të krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e sektorëve dhe në këtë mënyrë të përgatitet ky sektor i rëndësishëm për procesin e hyrjes në BE.