Auditimi dëshmon për keqqeverisje

10.07.2012

Zyra e Auditorit të Përgjithsëm e Republikës së Kosovës para disa ditësh ka publikuar raportin vjetor 2011 të auditimit për komunën e Prizrenit. Jemi thellësisht të shqetësuar se të gjeturat e këtij raporti dëshmojnë për paaftësinë e komunës së Prizrenit për qeverisje të mirë dhe transparente kur bëhet fjalë për paranë publike. Edhe një herë, raporti i vjetor i auditimit ka nxjerrë në pahë shumë aspekte të qeverisjes së keqe, të cilat shoqëria civile është duke i artikuluar tashmë një kohë të gjatë. Këtu mund të lexoni raportin e plotë të auditimit të komunës së Prizrenit për vitin 2011.