Qëndrueshmëria

Faqja e internetit e transparencës është menduar për t'u bërë një mjet i përhershëm i rritjes së transparencës së qeverisë lokale në vendimmarrje. Faqja e internetit do të funksionojë në bazë të monitorimit që OJQ-të do të kryejnë (jo vetëm të EC Ma Ndryshe). Faqja e internetit do të zhvillohet në platformë e të gjithë punës së shoqërisë civile për monitorimin dhe raportimin mbi transparencën e pushtetit lokal. Në periudhën pas projektit, EC Ma Ndryshe do të mirëmbajë faqen e internetit, në bashkëpunim me partnerët e tjerë lokalë, veçanërisht me OJQ-të që kryejnë monitorimin e degës legjislative të komunës së Prizrenit. Të gjitha OJQ-të që aktualisht ushtrojnë monitorimin, përfshirë dhe ato që do t’i futen kësaj pune në të ardhmen, do të ftohen të përdorin ueb-faqen e transparencës si një platformë të përbashkët për publikimin e rezultateve, si dhe një mjet avokimi dhe presioni drejt rritjes së transparencës të qeverisë lokale.

Krahas kësaj, projekti do të nisë një platformë të re të bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverisë lokale për sigurimin e transparencës në vendimmarrje. Kjo platformë do të shndërrohet në një partneritet afatgjatë ndërmjet këtyre dy sektorëve, si dhe me palë të reja nga shoqëria civile për bashkimin e përpjekjeve në ushtrimin e monitorimit sektorial të degëve të pushtetit lokal.