Roli i shoqërisë civile në promovimin e trashëgimisë kulturore (projekt rajonal) (2011 – 2013)

Projekti me partneritet ”Përfshirja e shoqërisë civile në ndërtimin e komunitetit nëpërmjet të kuptuarit, zhvillimit, menaxhimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të ndërtuar të Ballkanit Perëndimor - CSEinHeritage” ka filluar së zbatuari nga BE-ja dhe OJQ-të e Ballkanit Perëndimor OJQ-ve (shumica e tyre anëtare të rrjetit SEE Heritage): Transilvania Trust nga Rumania (udhëheqës i projektit), Europa Nostra nga Holanda, Cultural Heritage without Borders (CHwB) nga Suedia, EXPEDITIO nga Mali i Zi, Europa Nostra nga Serbia, dhe Emancipimi Civil Ma Ndryshe nga Kosova.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të forcojë rolin e shoqërisë civile/operatorëve kulturorë në ngritjen e vetëdijes rreth vlerave (sociale, ekonomike, arsimore, kulturore) të trashëgimisë kulturore të ndërtuar të rëndësishme për ndërtimin e shoqërisë dhe zhvillimin e komunitetit. Projekti është mbështetur nga Komisioni Evropian – Programi i DP për Zgjerim në kuadër të IAP (IPA) 2009 – Asistenca për Shoqërinë Civile – Programet Për Përfitues të Shumtë \”Mbështetje për Veprimet e Partneritetit në mes të Organizatave Kulturore\”.