Ballafaqim"Denoncimi i korrupsionit dhe trajtimi i sinjalizuesve"

30.09.2015

Forumi Transparenca sonte (30.09.2015) ka mbajtur debatin e katërt të ciklit “Ballafaqim” që në fokus kishte çështjen e denoncimit të korrupsionit dhe trajtimin e sinjalizuesve nga organet e drejtësisë ku për panel kanë prezentuar znj. Mehreme Hoxha, Prokurore në PTH të Prizrenit, z.Hazir Berisha, përfaqësues nga PK, z. Artan Canhasi, përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe z. Rami Berisha, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca. Debati është moderuar nga znj. Valbona Musliu, gazetare dhe anëtare e Forumit Transparenca.

Debati ka trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me denoncimin e korrupsionit, me theks të veçantë përgjegjësitë e institucioneve publike në trajtimin e rasteve të korrupsionit, veprimet e tyre kundrejt rasteve të tilla, trajtimin e sinjalizuesve dhe mbrojtjen e tyre si dhe rastet e fundit që e kanë aktualizuar këtë çështje.

Paneli kishte një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca, përfaqësuesit e subjekteve politike të Prizrenit (LDK, LVV) dhe përfaqësuesit nga Qytetarët aktiv për Prizrenin.