Lajmet

“Ballafaqim”-Hapësira gjelbëruese apo betonim

27.08.2015

Forumi Transparenca, mbrëmë (26.08.2015) ka mbajtur debatin e tretë të ciklit "Ballafaqim" me temën 'Hapësirë gjelbëruese apo betonim' ku për panel kanë prezentuar z. Nijazi Kryeziu, drejtor në DUPH, z. Alush Shala, kuvendar në KK Prizren, z. Haxhi Avdyli, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren dhe z. Naim Cahani, nga KDI dhe anëtar i FT. Debati u moderua nga Qazim Morina, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca.më shumë

DEBATI “BALLAFAQIM”- Çfarë po bëhet me Parkun e Biznesit?

30.07.2015

Mbrëmë (29.07.2015), Forumi Transparenca ka mbajtur debatin e dytë të ciklit “Ballafaqim” me temë ““Çfarë po bëhet me Parkun e Biznesit?” ku për fokus ka patur Zonën Industriale në Prizren dhe për të diskutuar për këtë temë ka ftuar panelistët, Lulzim Kabashi, nënkryetar në KK Prizren dhe Mensur Bytyqi, drejtor në Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, nën moderimin e Refet Bushati, anëtar i Forumit Transparenca. më shumë

Debati i parë televiziv i ciklit “Ballafaqim” - Performansa buxhetore e Komunës së Prizrenit

16.07.2015

Forumi Transparenca, sot më 15 07.2015 ka mbajtur debatin e parë “Ballafaqim” me temë “Performansa buxhetore e Komunës së Prizrenit”.më shumë

KOMUNA E PRIZRENIT ME DEFEKTE NË ZBATIMIN E LIGJIT PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE

13.07.2015

OJQ EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” ka shqyrtuar efikasitetin e Komunës së Prizrenit në lejimin e qasjes në dokumente publike në përputhje me Ligjin përkatës.më shumë

FT përkrah nismat për më shumë hapësira të gjelbra në zonat urbane

10.07.2015

Forumi Transparenca përmes kësaj letre publike i ofron përkrahje iniciativës së Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) që prona komunale në ish-qendrën tregtare “Ben-af” t’ju kthehet qytetarëve në shfrytëzim në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacion. më shumë

previous

21-25 Nga 107

next