Lajmet

REAGIM

23.11.2015

Forumi “Transparenca” me vëmendje dhe shqetësim ka ndjekur zhvillimet e fundit në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, të cilat pothuajse kanë karakterizuar këtë vit, ndërsa tashmë janë përcjellë edhe me arrestime, burgosje, lirim dhe zëvendësime, siç është thënë të përkohshme, në njërin nga sektorët më të rëndësishëm komunal, prej të cilit varet jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e vendit.më shumë

Drekat e derivatet, shpenzime që duhet të kontrollohen

04.11.2015

Tryeza e diskutimit “Drekat e derivatet, shpenzime të nevojshme apo luks” e organizuar të mërkurën nga EC Ma Ndryshe ka nxjerrë në pah nevojën për shtimin e kontrollit të brendshëm te komunat e Kosovës për shpenzimet e reprezentacionit dhe ato për karburante.më shumë

“Ballafaqim” Deponia problematike e mbeturinave në Landovicë

22.10.2015

Forumi Transparenca sonte (21.10.2015) ka mbajtur debatin e pestë të ciklit “Ballafaqim” me temë “Deponia problematike e mbeturinave në Landovicë”, që në fokus kishte çështjen e trajtimit të mbeturinave në deponinë e fshatit Landovicë. Panelistë të këtij debati ishin z. Fadil Berisha, kryetar i fshatit Landovicë, znj. Nurishahe Hulaj nga Instituti për Shëndetësi Publike, z. Nehat Basha dhe z. Elbasan Shala, Inspektor nga Departamenti për Mbrojtjen e Ujërave pranë MMPH-së. Debati u moderua nga z. Refki Reshitaj, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca.më shumë

Ballafaqim"Denoncimi i korrupsionit dhe trajtimi i sinjalizuesve"

30.09.2015

Forumi Transparenca sonte (30.09.2015) ka mbajtur debatin e katërt të ciklit “Ballafaqim” që në fokus kishte çështjen e denoncimit të korrupsionit dhe trajtimin e sinjalizuesve nga organet e drejtësisë ku për panel kanë prezentuar znj. Mehreme Hoxha, Prokurore në PTH të Prizrenit, z.Hazir Berisha, përfaqësues nga PK, z. Artan Canhasi, përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe z. Rami Berisha, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca. Debati është moderuar nga znj. Valbona Musliu, gazetare dhe anëtare e Forumit Transparenca.më shumë

Institucionet pa asnjë veprim ligjor tri javë pas rrënimit të Hanit dhe Shtëpisë së familjes Mullafazliu

29.08.2015

Tri javë pas rrënimit të Hanit dhe Shtëpisë së familjes Mullafazliu në Prizren - të cilat në Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, te shtojca mbi monumentet kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit figurojnë te objektet e banimit me numër rendor 13 – organet e ndjekjes ende nuk kanë iniciuar ndonjë procedurë hetimore, derisa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka paralajmëruar se do të nis procedurat në përputhje me ligjin gjatë ditëve në vijim. Në anën tjetër Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Inspektorateve dhe ajo e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor kanë dhënë përgjigje kontradiktore sa i përket ekzistimin apo jo të lejes për rrënim.më shumë

previous

16-20 Nga 107

next