Konferenca vjetore e projektit të transparencës

08.10.2013

EC Ma Ndryshe dje ka organizuar konferencën vjetore të projektit "Transparenca online e komunave të Prizrenit dhe Mamushës", ku panelistë ishin Z. Ian Cliff, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe Z. Ruzhdi Rexha, nënkryetar i komunës së Prizrenit. Gjatë konferencës është publikuar analiza "Një vit monitorim për më shumë transparencë" që përmbledh punën një vjeçare të organizatës në këtë projekt. Analizën në katër gjuhë mund ta lexoni duke klikuar në: [SHQ] - [SRB] - [TUR] - [ENG]