Objektivat

Projekti synon të instalojë një sistem të monitorimit permanent të aktivitetit shtetëror (në dy nivelet e qeverisjes) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në Qendrën Historike të tij. Përmes të të gjeturave të monitorimit, ky sistem do të plotësohet me komponentat e publikimit dhe avokimit për të siguruar rend urbanistik në Prizren. Qëllimi themelor i projektit është të pengojë degradimin e mëtejmë urbanistik të Prizrenit dhe të ndikojë në krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim të kontrolluar dhe të qëndrueshëm urban, përmes rritjes së transparencës dhe sigurimit të llogaridhënies në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor. Objektivat themelorë të projektit përfshijnë:

  • Rritjen e nivelit të informimit publik mbi menaxhimin dhe zhvillimin urban të qytetit,
  • Krijimin e menakizmit permanent të monitorimit dhe publikimit të të gjeturave mbi urbanizmin dhe planifikimin hapësinor të qytetit,
  • Krijimin e presionit qytetar ndaj institucioneve shtetërore për të kërkuar përgjegjësi dhe llogari në raport me rregullsinë urbanistike të qytetit,
  • Parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe atyre që shpërfillimin kriteret e ndërtimit brenda Qendrës Historike të qytetit,
  • Procesimin e lëndëve tek gjyqësori dhe qeveria qendrore për shkeljet e identifikuara gjatë monitorimit.