Avokimi
Avokimi do të jetë komponentë integrale e gjithë projektit, megjithëse aktivitetet avokuese do të intensifikohen gjatë vitit të dytë të projektit. Të gjitha produktet e vitit të parë të monitorimit do të krijojnë bazën për një presion të bazuar mbi institucionet qendrore dhe lokale në adresimin e përgjegjësive në urbanizëm. Plani i avokimit përfshin këto mekanizma
- Konferenca mujore për media përmes takimeve të rregullta me mediat lokale (kohë pas kohe edhe qendrore) do të tentohet që urbanizmi të mbahet lart në agjendën mediale, institucionale dhe të publikut,
- Tryeza dy-mujore të diskutimit tryezat do të jenë mundësi për të diskutuar mbi të gjeturat dhe analizat e shkurtra të projektit me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve relevantë,
- Konferenca gjashtë mujore konferencat do të jenë ngjarjet e mëdha të projektit, ku do të krijohet mundësia e diskutimit dhe adresimit të përgjegjësisë nga të gjitha institucionet e monitoruara (qendrore dhe lokale),
- Takime të rregullta me vendimmarrësit në nivel lokal dhe qendror takimet me vendimmarrësit do të zhvillohen mbi bazën e të gjeturave specifike të monitorimit, duke krijuar një mekanizëm të konsultimit permanent me institucionet,
- Pjesëmarrja në dëgjimet publike lokale dhe qendrore mbi urbanizmin të gjitha takimet dhe dëgjimet publike të komunës dhe ministrive do të jenë një mundësi reale për prezantimin e të gjeturave të monitorimit dhe ushtrimin e presionit direkt tek vendimmarrësit,
- Prezenca e rregullt në media lokale dhe qendrore për të prezantuar të gjeturat përveç shkrimeve dhe editorialeve mujore, konferencave mujore për media dhe ngjarjeve të projektit që do të transmetohen nëpër media, stafi dhe hulumtuesit e projektit do të tentojnë të sigurojnë hapësirë mediale edhe në forma të tjera (programe debati, etj.).
- Promovimi i produkteve të projektit të gjitha produktet (dokumentet) e projektit (komunikatat, analizate shkurtra, raportet e hulumtimit, paraqitjet grafike, etj.) do të promovohen edhe përmes mass-mailave,
Web-faqja të gjitha të gjeturat dhe produktet e monitorimit do të vendosen në hapësirën e veçantë Urbanism Watch brenda web-faqes www.online-transparency.org, e cila do të shërbejë si platformë virtuale e avokimit dhe publikimit e përditësimit të përhershëm të