Projektet

Urbanism Watch “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”

Ky projekt është rezultat i punës së organizatës në monitorimin e qeverisjes lokale në Prizren dhesynon të instalojë një sistem të monitorimit përmanent të aktivitetit shtetëror (në dy nivelet eqeverisjes) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantënë Qendrën Historike të tij.më shumë

Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje përmes mediave sociale në Prizren dhe Gjilan

Projekti i mediave sociale është përpjekje për t’i inkurajuar të rinjtë e qytetit të Prizrenit dhe Gjilanit për pjesëmarrje në proceset e vendimmarjes lokale dhe përmes qasjes inovative dhe edukative, si dhe për t’ju lehtësuar atyre të kuptuarit sa më mirë të të drejtave dhe përgjegjësive qytetare.më shumë

Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në nivel lokal

Projekti kishte për qëllim të nxisë qeverinë lokale për të parë kulturën si burim strategjik të zhvillimit, si dhe të promovojë pjesëmarrjen qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore.më shumë

Qyteti gjithëpërfshirës – Planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren

Projekti tenton të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane tëzbatueshme urbane të komunës së Prizrenit.më shumë

Trashëgimia kulturore, shtyllë qendrore e zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe rajonal në Prizren

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të vlerësoj trashëgiminë kulturore dhe të shfrytëzojë potencialin e saj për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit të Prizrenit.më shumë

Pakot Turistike

Qëllimi i këtij produkti është tërheqja e turistëve (nga jashtë dhe nga qytetet e tjera të Kosovës) përmes krijimit të mundësive për të kaluar kohë cilësore dhe informative në Prizren. Në të njëjtën kohë, pakot turistike do të promovojnë edhe veprimtarinë e ciceronëve, që paraqet një sektor ende të pazhvilluar të kulturës dhe turizmit në Prizren.më shumë

Një përrallë ballkanike, trashëgimia otomane në Ballkan (projekt rajonal) (2011 – 2013)

Të dhënat e kohëve të fundit tregojnë që trashëgimia kulturore e Periudhës Osmane në vendet e Ballkanit është në rrezik, edhe që konfliktet etnike e fetare vazhdojnë të kërcënojnë rajonin. ‘Një Legjendë Ballkanase’ trajton këto çështje: të nxisë debatin publik rreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe e bashkëjetesë etnike, si edhe të kontribuojë në qasjen publike dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.më shumë

Roli i shoqërisë civile në promovimin e trashëgimisë kulturore (projekt rajonal) (2011 – 2013)

Projekti me partneritet ”Përfshirja e shoqërisë civile në ndërtimin e komunitetit nëpërmjet të kuptuarit, zhvillimit, menaxhimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të ndërtuar të Ballkanit Perëndimor - CSEinHeritage” ka filluar së zbatuari nga BE-ja dhe OJQ-të e Ballkanit Perëndimor OJQ-ve (shumica e tyre anëtare të rrjetit SEE Heritage): Transilvania Trust nga Rumania (udhëheqës i projektit), Europa Nostra nga Holanda, Cultural Heritage without Borders (CHwB) nga Suedia, EXPEDITIO nga Mali i Zi, Europa Nostra nga Serbia, dhe Emancipimi Civil Ma Ndryshe nga Kosova.më shumë

DokuMondays, edukimi qytetar i të rinjve përmes dokumentarëve (2010)

Synimi i projektit ka qenë njoftimi i nxënësve të shkollave të mesme për konceptet dhe veprimet bazë të qytetarisë aktive. Ndër temat që janë trajtuar në këtë projekt të edukimit kreativ të të rinjve kanë qenë: të drejtat e njeriut, qytetaria aktive, zgjedhjet, parimet e demokracisë, vullnetarizmi, kultura, etj. më shumë

Forcimi i veprimit qytetar për promovim dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore (2009)

Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i parakushteve elementare për forcimin e veprimit qytetar për mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë kulturore në Kosovë, përmes një seti të veprimeve dhe masave konkrete, me synim mobilizimin e aktorëve kryesor institucional dhe civil për t’i adresuar sfidat dhe politikat zhvillimore në fushën e trashëgimisë kulturore.më shumë

Platforma “Culture 2013” (2008 – 2009)

Forcimi dhe zhvillimi i politikave kulturore të lidhen me procesin e integrimit evropian dhe arritja e pjesëmarrjes së plotë të Kosovës në Programin Kulturor 2007 – 2013 të DGEC (EU Directorate General for Education and Culture). më shumë

Kampet e Restaurimit (2007, 2008 & 2009)

Deri tani, EC Ma Ndryshe ka organizuar një numër të konsiderueshëm kampesh restaurimi, në të cilët ka kombinuar aktivitete të intervenimit direkt me pjesën e edukimit dhe ngritjes së aftësive të pjesëmarrësve, kryesisht mbi çështjet e vullnetarizmit në trashëgimi kulturore.më shumë

Forumet e Hapura Qytetare 2007

Nxitja e kulturës së debatit në Prizren mbi çështjen e rëndësisë vitale për qytetin, respektivisht mbi rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit dhe rritjen e vetëdijes së përgjithshme për nevojën dhe domosdoshmërinë e mbrojtjen, kultivimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si një potencial për zhvillimin e turizmit kulturor në Prizren.më shumë

Ditët e Trashëgimisë Evropiane në Kosovë (2006, 2007 & 2008)

Tradita e organizimit të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë ka filluar në vitin 2003, si një pilot projekt në fshatin Isniq të Deçanit, ndërsa vazhdoi në mënyrë të njëjtë në vitin 2004 në Dranoc të Deçanit, dhe në vitin 2005 në të dy këto fshatra njëkohësisht. Implementuese e këtyre aktiviteteve ishte organizata suedeze Cultural Heritage without Borders (CHwB).më shumë

Zambaku i Prizrenit (2006)

Në historinë 20-vjeçare të festivalit “Zambaku i Prizrenit” shënohet edhe një risi. Në vitin 2006, organizimi i festivalit, për herë të parë ndonjëherë i besohet një organizate jo-qeveritare. më shumë