Raporto

EC Ma Ndryshe i fton të gjithë qytetarët e Prizrenit që të bëhen pjesë e projektit tonë për monitorimin e qeverisjes lokale, duke raportuar rastet e qeverisjes së keqe, keqmenaxhimit, mungesës së transparencës, korrupsionit, mashtrimit, konfliktit të interesit apo formave të tjera të keqpërdorimit të pozitës nga zyrtarët apo nëpunësit civilë të komunës së Przrenit. Raportimi mund të bëhet për të gjitha rastet e keqpërdorimit të pozitës zyrtare në shërbimin civil, ekzekutivin (Kryetari dhe drejtoritë komunale), Kuvendin e Komunës dhe ndërmarrjet publike.

Identiteti i raportuesit(es) dhe të dhënat personale të tij/saj do të jenë konfidenciale dhe nuk do të publikohen. Raportuesi(ja) mund të zgjedh edhe mundësinë e raportimit anonim. Raportimi bëhet përmes formës së mëposhtme dhe përmban këto detaje: Titulli i rastit, Përshkrimi i detajuar i rastit, Data kur ka ndodhur rasti, Organi komunal i përfshirë në rast, Dokumente (dëshmi) dhe foto për t'u bashkëngjitur dhe Informata shtesë. Të gjitha rastet mund të raportohen edhe në e-mail adresën [email protected]

Stafi i projektit mban të drejtën e redaktimin dhe mospublikimit të rasteve të raportuara për të siguruar përputhshmërinë me ligjin a aplikueshëm në Kosovë. Pas pranimit të rasteve të raportuara, stafi i projektit do të hulumtojë dhe verifikojë informatat e ofruara nga raportuesi(ja). Përfundimisht, rastet do të publikohen si të plota, në web-faqen e projektit, përmes komunikatave për media dhe formave të tjera të publikimit. 




Informata shtesë