Qëllimi dhe Synimet

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në forcimin e qeverisjes së mirë në komunën e Prizrenit, përmes krijimit mekanizmave që do të ndihmojnë në rritjen e transparencës së ekzekutivit.

Synimet specifike përfshijnë: rritjen e nivelit të informimit publik mbi vendimmarrjen lokale, inicimin e mekanizmave qeveritare dhe gjyqësore për trajtimin e rasteve të shpërdorimit (shkeljen e ligjeve dhe të procedurave), ngritjen e nivelit të transparencës së vendimmarrjes lokale, rritjen e vigjilencës së vendimmarrësve lokalë sa i përket ligjshmërisë në qeverisjen lokale, rritjen e pjesëmarrjes të grupeve të komunitetit në vendimmarrjen lokale.